Menjëherë pasi Rama dhe Balluku kërcënuan me burg kontrollorët ajrorë, policia në orët e vona të mbrëmjes ka nisur arrestimet.
Sikundër mësohet se janë shoqëruar në polici personat e pushuar nga puna.
Një nga personat e ndaluar është edhe Flora Ndreca, e cila u ndalua sapo doli nga emisioni Opinion në Tv Klan, ku ishte e ftuar për të dhënë dëshminë e saj mbi atë që po ndodhte.
Po kështu policia ka shkuar për të shoqëruar dhe 3 persona të tjerë.