Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shoqërimin e kontrollorëve të Albcontrol.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se aktualisht në polici janë vetëm 3 persona, konkretisht shtetasit: Flora Ndreca, Armand Fezga (kryetar i sindikatës) dhe Muhnir Mezini, ndërkohë që 23 të tjerët janë lënë të lirë.
Nga ana tjetër avokati i kontrollorëve e quan shkelje procedimin për vepër penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ sepse sipas tij kontrollorët nuk kanë funksione publike pasi Albcontrol eshte sh.a.