Këngëtarja shqiptare Anxhela Peristeri do të ngjitet në skenën e Eurovizionit në natën e dytë, më 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.
Ajo do përfaqësojë këtë vit Shqipërinë me këngën ‘Karma’, e cila ka vendosur t’i qëndrojë versionit shqip të këngës duke ndryshuar vetëm disa detaje të vogla.
E ftuar në Soire ajo foli për emocionet para Eurovizionit dhe përgatitjet për t’u ngjitur në skenë.
Ajo tregoi gjithashtu se një ndër rregullat kryesore këtë vit të Eurovizionit. Sipas saj dhe grupit organizativ ata do të qëndrojnë 13 ditë në Roterdam, por të karantinuar.
“13 ditë atje, të gjitha delegacionet do të jenë të karantinuar. Do të bëjnë testin përpara se të shkojnë ditën tjetër për prova”, tha Kleart Duraj.
Ndërsa Anxhela shtoi: “Në qoftë se një anëtar i skuadrës tonë sëmuret me Covid, nuk del në skenë. Nuk s’kualifikohet, por transmetohet live në led”
Shefi i Delegacionit të Shqipërisë Kleart Duraj tha se në fakt ata e kanë kundërshtuar këtë rregull, pasi këto kufizime janë të tepërta për këngëtarët duke pasur parasysh ngarkesën emocionale për performancën e tyre në skenë.