Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme bënë me dije vendimet e fundit sa i përket lehtësimit të masave anti-Covid në vend.
Vendimet:
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme (sot) datë 12 Prill.
Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit.
Rihapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.
Sipas ministres Manastirliu, situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim.
Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale.
Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi për 238 raste të reja dhe 7 viktima.
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.