Kandidati për deputet i PD Tritan Shehu jep një lajm të hidhur për humbjen e një prej bashkëpunëtorëve të tij, drejtorit të parë me qeverinë demokratike të farmaceutikës në vend.
Shehu thotë se Vigan Saliasi ishte një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin ka punuar ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, teksa i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve.
“Farmaceutika shqiptare sot është në dite zie. Vigan Saliasi, drejtori i parë me Qeverinë Demokratike i këtij sektori kaq të rëndësishëm e delikat u nda nga ne.
Një njohës i thellë, dinamik, i guximshëm me të cilin unë punova ngushtë në hedhjen e bazave të farmaceutikës në kushtet e ekonomisë së tregut, ngritjes së sistemit të sigurimeve shëndetësore etj. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve…”, shkruan Shehu.
![Tritan Sheh Ufb 1](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Tritan-Sheh-ufb-1.png)