Presidenti i Republikës, Ilir Meta theksoi se qarku i Vlorës është i kërcënuar nga një “tërmet” si ai i Dibrës në vitin 2016.
Sipas tij, ky skenar është i faktuar tanimë dhe se nuk do të tolerohet kurrë.
Presidenti tha se do të qëndrojë në Vlorë deri më 26 prill.
Meta: Do te jem ne Vlore deri me 26 prill sepse Vlora eshte e kercenuar nga nje “termet” si ai i Dibres, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, qe nuk do te tolerohet kurre. Skenari i Dibres nuk eshte hipotetik por i faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas te dhenave qe kam ketu ne Vlore po pergatitet i njejti skenar qe nuk do te tolerohet kurre.
Ky grup kriminal i prekjes se votes drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora eshte qendra e gravitetit te ndjenjave kombetare. Ketu nuk do ndodhe asnje skenar si ai i Dibres.
Mandatet e Vlores nuk do ti shkojne krimit te organizuar dhe as mafies se inceneratoreve.
Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetare me kapuçe ne koke ne Vlore sepse nese do te jete e vertete ky lajm besoj edhe Luani do te ishte me kapuç.
Jam ketu per tju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhetaret dhe jam ketu qe te mos toleroj prekjen e votes nga askush- tha ai për tv lokal One.