Grabitja është një akt i paprecedent, teksa të gjithë ata që e provojnë të kryejnë këtë vepër dënohen me një masë të caktuar. Ndonëse shumica e personave që bien pre e vjedhjes alarmohen dhe kërkojnë arrestimin e hajdutit, një pronar i një biznesi në Augusta, Georgia, ka toleruar hajdutin, ndërsa në vend që të denonconte rastin, pronari i restorantit i ka ofruar punë grabitësit.
Ky i fundit mësohet se theu xhamat e restorantit në mënyrë që të grabiste biznesin, por nuk u penalizua për këtë gjë, madje gjeti edhe punë.
Carl është pronar i “Diablo’s Southwest Grill” për rreth tetë vjet. Pas ndezjes së alarmit të sigurisë, pronari është acaruar me grabitësin, por më pas është qetësuar dhe i ka ardhur keq, teksa e ka ndihmuar.
Ndonëse hajduti ka shenjëstruar edhe dy biznese të tjera ditë më parë, për Carl rruga më e mirë që duhet të ndiqet është ofrimi i një pune dhe falja, teksa dënimin e sheh si një gjë jo të duhur.