Një shqiptar ndërroi jetë në vend pasi ra nga kati i shtatë në një pallat në ndërtim në Maltë. Shqiptari punonte në sektorin e ndërtimit në qytetin Marsaskala.
Incidenti ndodhi sot në mëngjes. Policia tha se shqiptari kishte rënë shtatë kate poshtë, teksa ishte duke punuar. Mendohet se shqiptari ka rënë në vrimën e ashensorit. Ai humbi jetën në vend.Autoritetet kanë nisur një hetim.