Grida Duma zhvilloi një takim me mjekë, ku përcolli mesazhin se qeverisja e Parisë Demokratike do të rrisë pagat e mjekëve duke i dhënë dinjitetin e nevojshëm këtij profesioni fisnik dhe të domosdoshëm në një shoqëri si dhe do të investojë në infrastrukturë për të mundësuar çdo shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët.
“Ajo që na shqetëson është largimi i të rinjve dhe ekspertëve që duhet të ishin në Shqipëri për të dhënë më të mirë. E nuk mundën, u detyruan të largohen nga ajo që të gjithë po jetojmë. Ajo që ndodh sot e që pandemia nxori zbuluar është pikërisht sistemi i rrënuar shëndetësor.
Kalimi i kartës së shëndetit kudo si në institucione publike apo private nga ana e qytetarëve e shëndetësia falas janë themel i sistemit shëndetësor.
Partia Demokratike do të rrisë pagat e mjekëve duke i dhënë dinjitetin e nevojshëm këtij profesioni fisnik dhe të domosdoshëm në një shoqëri. Do të investojë në infrastrukturë për të mundësuar çdo shërbim dinjitoz për të gjithë qytetarët.
Në Kavajë sot nuk ka në eficencë asgjë, as materniteti, as sallë kirurgjie, asgjë… Mjekësia në këtë formë nuk mund të ketë impakt pozitiv. Shqipëria do të ndryshojë! Më 25 prill Shqipëria fiton!”, – u shpreh Grida Duma.