Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në qytetin e Kukësit.
Një 19-vjeçar është plagosur me mjet prerës nga një i ri. Nga të dhënat e para mësohet se i riu A. D. ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, 21-vjeçarin F. C. dhe vijon hetimet për zbardhjen e të vërtetës.