BallinaAktualitetPublikimi i të dhënave të 910 mijë votuesve, dy gazetarët dëshmojnë në...

Publikimi i të dhënave të 910 mijë votuesve, dy gazetarët dëshmojnë në SPAK. Bushati: Database i krijuar nga…

spot_img
spot_img

Drejtuesit e portalit lapsi.al Andi Bushati e Armand Shkullaku të cilët publikuan databazën me të dhënat personale të 910 mijë votuesve të kryeqytetit mbërritën këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme ku dhanë deklarime në cilësinë e personave që kanë dijeni.

SPAK po heton për skandalin e rrjedhjes së të dhënave personale të qytetareve ku në një database shënohet emri e mbiemri i tyre, datëlindja, vendbanimi përkatësia politike si dhe për secilin ishte caktuar një person që quhej patronazhisti.

Hetimet po kryhen për zbulim të të dhënave personale ndërsa Andi Bushati tha se kjo çështje duhej të hetohej si krim zgjedhor. Analisti tha se database është krijuar nga Partia Socialiste. Ai shtoi se nuk ka besim që SPAK do të hedhë dritë mbi këtë çështje.

Bushati dhe Shkullaku nuk ja kanë dorëzuar prokurorisë speciale database me të dhënat me qëllim për të mos dekonspiruar burimin.
Megjithatë SPAK i ka urdhëruar të mos e shkatërrojnë rrjetin me të dhënat e qytetarëve. Me herët prokuroria ka kërkuar nga AKEP të ndërhyjë për fshirjen e të dhënave personale të qytetarëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular