BallinaKryesoreKeqardhje për ata që tradhtuan veten, bie erë të keqe”/Naun Shundi: I...

Keqardhje për ata që tradhtuan veten, bie erë të keqe”/Naun Shundi: I mirëkuptoj artistët në spote elektorale

Naun Shundi, aktor, regjisor dhe dramaturg vjen në një intervistë për “News 24” ku flet për artistët në politikë dhe artistët në spotet elektorale.

Nisur nga pjesëmarrja në spotet e PS-së te Robert Ndrenikës e Tinka Kurtit dhe në atë të PD-së, të Neritan Liçajt, Adriana Tolkës e Juli Emirit, ai thotë se është e drejtë e artistëve të kenë bindje politike dhe të mbështesin partitë, edhe pse ai vetë, ka preferuar të jetë jashtë.

“Artistët në politikë? Është e drejtë e tyre patjetër, edhe pse unë nuk e kam gjykuar ta bëj. E keqja është kur artistët përdoren nga politika. Shpesh artistët janë të detyruar ose u është bërë presion. Vendi është i vogël dhe ne e njohim njëri-tjetrin. Kur ka presione për familjen është e vështirë. Dhe artistëve u është bërë presion për fat të keq, politika i ka përçarë dhe përdorur artistët”, -tha ai.

Ai tha se i mirëkupton ata që janë në spote, por i vjen keq, kur artistët tradhtojnë veten.

“I mirëkuptoj ata që janë në spote elektorale. Më vjen keq për ata që kanë tradhtuar fjalën e vet. Më vjen keq kur kanë shkelur atë që kanë thënë. Do ishte mirë që të heshtnin pas ofertës apo presionit, sepse bie erë të keqe, kundërshtimi i deklaratave të veta. Ose je konsekuent, ose sqaron pse ndërrove mendim. Artistët u tërhoqën nga presioni, ose u joshën”, -thotë Shundi.

 

 

I pyetur se çfarë sigurie ka që PD do e mbajë premtimin për teatrin, Shundi thotë se “PD si fillim nuk ka çfarë shemb, se çfarë ishin për t’u shembur, u shembën. Ndaj PD-së, i mbetet të ndërtojë”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular