Pa distancim social ose maska, por teste negative para dhe pas koncertit. Në këtë format, rreth 5 mijë persona do të lejohen të marrin pjesë në një koncert të Liverpool, e parashikuar të ndodhë më 2 maj.
Kjo është një plan pilot i qeverisë britanike, e cila, pas vaksinimit masiv dhe imunizimit të më shumë se gjysmës së popullsisë, tenton të dalë përfundimisht nga pandemia që ka pllakosur botën.
Sipas raporteve nga Departamenti për Digjitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportet, njerëzit që do të marrin pjesë në koncert do të zhvillojnë dy teste të shpejta, një para se të futen në eveniment dhe një kur të dalin prej saj.
“Një hap më afër një vere pa kufizime dhe të qetë”, tha sekretari i kulturës Oliver Doëden .
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se rezultatet e koncertit do të shërbejë si një provë për të ardhmen. Ndër ngjarjet e tjera të provave të planifikuara nga ekzekutivi britanik, janë gjysmë-finalet e FA Cup (Kupa Kombëtare e Futbollit Anglez) midis Leicester City dhe Southampton në stadiumin Ëembley në Londër, ku 4 mijë njerëzve do t’u lejohet hyrja.