BallinaBotaCOVID-19, Britania e Madhe synon rikthimin në normalitet, gati koncerti me 5...

COVID-19, Britania e Madhe synon rikthimin në normalitet, gati koncerti me 5 mijë të pranishëm!

Pa distancim social ose maska, por teste negative para dhe pas koncertit. Në këtë format, rreth 5 mijë persona do të lejohen të marrin pjesë në një koncert të Liverpool, e parashikuar të ndodhë më 2 maj.

Kjo është një plan pilot i qeverisë britanike, e cila, pas vaksinimit masiv dhe imunizimit të më shumë se gjysmës së popullsisë, tenton të dalë përfundimisht nga pandemia që ka pllakosur botën.

Sipas raporteve nga Departamenti për Digjitalizimin, Kulturën, Median dhe Sportet, njerëzit që do të marrin pjesë në koncert do të zhvillojnë dy teste të shpejta, një para se të futen në eveniment dhe një kur të dalin prej saj.

“Një hap më afër një vere pa kufizime dhe të qetë”, tha sekretari i kulturës Oliver Doëden .

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se rezultatet e koncertit do të shërbejë si një provë për të ardhmen. Ndër ngjarjet e tjera të provave të planifikuara nga ekzekutivi britanik, janë gjysmë-finalet e FA Cup (Kupa Kombëtare e Futbollit Anglez) midis Leicester City dhe Southampton në stadiumin Ëembley në Londër, ku 4 mijë njerëzve do t’u lejohet hyrja.
213309036 81e8d59c 781d 4dfa 97d4 Ecd7803fdda0

213311790 Cbc95f3f F0b7 468c 9f9e C071d62fe639

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular