Kreu i PD, Lulzim Basha, ka deklaruar nga Kavaja se paniku i humbjes e ka shtyrë Ramën drejt veprimeve diktatoriale si sulmi i djeshëm në selinë e PD, ku u plagos sekretari.
Basha ka kërkuar nga qytetarët e Kavajës që të dielën të dalin masivisht në votime dhe të votojnë numrin 9.
Ai shton se Kavaja, ashtu siç i priu varganit të demokracisë, kësaj radhe së bashku të bëhet i mundur anëtarësimi i Shqipërisë në BE.
”E dëgjoj në urimet e gjyshërve e gjysheve, e shoh në sytë e tëinjve të Kavajës, ndryshimi shtë i pandalshëm,. Fitorja është në mesin tuaj, në mesin tonë.
Vëllezër e motra, ne të gjithë e dimë fare mirë se një njeri i vetëm i cili për 8 vite me radhë nuk bëri gjë tjetër veçse të shkaktojë plagë në trupin e familjeve shqiptare. Një njeri që 8 vite me radhë pati gjithë pushtetet e dështoi, s’mundet kurrë në asnjë forme, mënyrë të ndalë uraganin e shpresës.
Të gjithë e dinë se vota për ndryshim, vota për fitoren e PD është rruga që do të hapë punën, mirëqënien, ekonominë, integrimin europian të vendit. Ëndrrat e atyre që e nisën rrugëtimin për demokraci. Ne me fuqinë e bashkimit, me ndihmë e zotit do e bëjmë realitet, duke nisur nga fitorja më 25 prill.
Nuk ka familje shqiptare që nuk e di, se pas 8 vitesh dështime, edhe 4 orë janë shumë për njeriun që premtoi për 8 vite e s’bëri asgjë. S;ka njeri që nuk e di se paniku i humbjes e ka shtyrë drejt veprimeve diktatoriale.
Ndaj shqiptarëve anë e mbanë e kuptojnë se do i japin përgjigje pyetjes, edhe 4 vite të tjera si 8 vitet e shkuara, të izoluar nga BE, me të rinjtë që largohen, me nëna e baballarë me zemra të çara, ekonomi të përçarë, apo bashkë për ndryshim që Shqipëria e Kavaja të fitojë, çdo familje të fitojë,.
Kjo është zgjedhja para nesh. Ndaj dua t’ju pyes, nëse Shqipëria të ecë përpara, atëhere ditën e dielë masivisht në kutitë e votimit, votojmë numrin 9.
Për nënat që na rritën me sakrifica, që djemtë e Kavajës, djemtë e mrekullueshëm të Kavajës,të rrinë e punojnë këtu, votojnë numrin 9.
Për Kavajën e shpresës, punësimit, mirëqenies së fermerëve, turizmit, votojmë numrin 9.
Për të hapur rrugën europiane, votojmë numrin 9.
Për të bërë të mundur që Shqipëria e shqiptarët si atëhere kur Kavaja i priu varganit të demokracisë, bashkë vëllezër e motra, të gjithë bashkë të çojmë vendin anëtar të BE, me dinjitet, demokraci, votojmë numrin 9. Cilin? Edhe njëherë? 9 për ndryshimin, bashkë për ndryshimin, Kavaja fiton, Shqipëria fiton”, – tha Basha.