BallinaKryesoreKandidatja e PD për deputete akuza Fatmir Xhafës: Po shantazhon dhe dezinformon...

Kandidatja e PD për deputete akuza Fatmir Xhafës: Po shantazhon dhe dezinformon për fshehtësinë e votës

spot_img
spot_img

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj ka denoncuar kandidatin e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj se po shantazhon dhe dezinformon votuesit e njësisë 10 në kryeqytet se vota e tyre nuk do të jetë fshehte.

Sipas Nebiajt, Fatmir Xhafaj ka shpërndarë informacione të pavërteta për të frikësuar votuesit se vota e tyre mund të identifikohet.

Nga ana e saj, Oriela Nebiaj garantoi votuesit se asgjë e tillë nuk është e vërtetë dhe ftoi qytetarët të dalin masivisht në votime për  të votuar ndryshimin.

“Unë dua të garantoj të gjithë zgjedhësit e kësaj njësie që po shantazhohem se vota është e fshehtë. Nuk ka asnjë mundësi që askush dhe asgjë të lidh votuesin me preferencën që ai zgjedh në pajisjen e votimit elektronik pasi janë dy sisteme krejtësisht të ndara nga njëra-tjetra. Fletën e votimit pasi të keni bërë përzgjedhjen tuaj mund ta verifikoni në fletën që do të printohet dhe numërohet më pas, për t’ju dhënë sigurinë maksimale dhe për të pasur një sistem të rregullt. Sidomos në këto zgjedhje ku ndryshimi është i nevojshëm dhe absolutisht Shqipëria do të ndryshojë”, deklaroi Nebijaj.

Oriela Nebiaj vuri në dukje se modeli që ofron PD në këto zgjedhje në njësinë 10 është ai i tre grave dinjitoze dhe profesioniste, duke përmendur edhe Jorida Tabakun e Mirela Sallakun. Ndërsa Fatmir Xhafa- theksoi ajo- në rastin më të mirë njihet si sekretar i diktaturës dhe vëllai i një trafikanti ndërkombëtar droge.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular