Bojkena Basha, kandidatja e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit është ngatërruar me fjalët mbrëmjen e sotme teksa tregonte rrugëtimin e saj nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas. E ftuar në “Opinion”, Basha tregoi se si kur ishte kthyer sërish në Shqipëri pas emigracionit, ishte detyruar që bënte sërish edhe vitin e tretë të gjimnazit.
Por në vend që të fliste në kohën e shkuar, ajo foli në të ardhmen
Pjesë nga biseda
Bojkena Basha: PS-ja më ka dhënë satisfaksionin që një fëmijë i thjeshtë të jetë mes këtyre. Unë do të rikthehem në Shqipëri pas shumë vitesh dhe do të përsëris vitin e tretë të gjimnazit
Edi Rama: Jo, jo u riktheva thuaj sepse po e përkthen gabim tek italishtja
Bojkena Basha: Po, më ndjeni, do të futem në universitet
Edi Rama: U futa
Bojkena Basha: Po, më ndjeni është përkthimi…