BallinaKryesore“Fshijini lotët nga sytë, nuk është koha për të qarë”, Basha nga...

“Fshijini lotët nga sytë, nuk është koha për të qarë”, Basha nga Tirana: Shqiptarët kanë vendosur ndryshimin. Pjesëmarrja më e madhe në histori!

spot_img
spot_img

Sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, u kthye në simbolin përmbyllës së fushatës së Partisë Demokratike.

Mes mijërave qytetarëve që ndodheshin aty, kryedemokrati Lulzim Basha, bëri thirrje se vetëm dy ditë na ndajnë nga ndryshimi.

Ai tha se qeveria e re do të jetë e të gjithëve dhe shtoi se një nga zotimet e para do të jetë, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Basha bëri thirrje që më 25 prill, pjesëmarrja në votime të jetë masive.

“Me praninë dhe masivitetin më të madh të 30 viteve, për fitoren më të thellë të 30 viteve. Për fëmijët tanë, shqiptarët e vegjël., shqiptarët e Shqipërisë si gjithë Evropa. Ditën e diel votoni numër 9. Vëllezër e motra, anembanë vendit është zgjuar shpresa, besimi, për të cilën bashkë kemi realizuar ëndrra të paprekshme. Unë jam krenar për ju, kam besim tek ju, sepse bashkë kemi ditur të bëjmë gjëra të mëdha, e që sot i gëzon çdo shqiptar.

 

 

Ne ishim burrat dhe gratë që hoqëm vizat, që lidhëm kumbim, ne jemi sot këtu në këtë shesh dhe i gjithë ky gëzim, ngazëllim, është i jashtëzakonshëm, për mua, për ekipin tim të mrekullueshëm. Për t’iu shërbyer dhe të bërë realitet ëndrrat tuaja, ambiciet tuaja, për ta çuar Shqipërinë përpara, në gjirin e Evropës, asaj që i përket, aty do të jetë! Aty ku e do rinia shqiptare. Ne jemi këtu me një zotim, ndryshim, ndryshim për Shqipërinë, bashkë për numrin 9. Do të bëjmë të mundur arsimin e Shqipërisë, me investime të huaja që do i kthejnë sytë nga vendi i bekuar i bijve dhe bijave të shqipes.

Një dimër tetë vjeçar ka edhe dy ditë për ta mbyllur, unë e di që Tirana, kjo vulë kryeqytetase e ndryshimit do t’i prijë ditën e diel, pjesëmarrjes masive që orët e para të mëngjesit. Do t’i prijë me votë fitores më të shpejtë të shqiptarëve. Vëllezër dhe motra na kanë marrë gjithçka, një grusht njerëzish. Ata zhvatën dhe grabitën dinjitetin, vendit ia mbyllën portat e integrimit dhe për pak mendoi se u bë zot edhe i votës tuaj. Kjo nuk është Tirana e tyre, kjo është Tirana e tiranasve, e kryeqytetasve, e shqiptarëve, ky është vendi ynë dhe të dielën me votën tuaj do e rimerrni Tiranën e Shqipërisë dhe fatin tuaj duke votuar, numrin 9.

Bashkë për ndrysim do të thotë që do i japim fund arenës së shëmtuar, ku shqiptarët u varfëruan. Një pakicë babëzie merr pasuritë e vendit dhe varfëron cdo familje, do të thotë t’i japim fund një arene konflikti dhe përçarje, atij që për tetë vite me radhë u pasurua dhe grumbulloi pushtet më shumë se asnjë tjetër këto 30 vite. Në këtë shesh ushtojnë zërat e demokratëve dhe demokrateve, flamurtarëve të ndryshimit, mbështetësve, simpatizantëve. Në këtë shtet dua t’u them mirë se vini në bashkimin më të madh të shqiptarëve, pa dallime politike, sepse dita e diel është dita e çlirimit për të gjithë ju. Për qindra mijëra rrogëtar, gjunjë këputur, këmbëprerë nga ky shtet që i trajton si skllevër për të mbushur xhepat e kryeministrit. I ndjej, i dëgjoj zërat e tyre, jemi me ju, jemi bashkë më 25 prill, vota jonë është prerë numrin 9.

Ejani dhe ju e bëhuni pjesë e ndryshimit. Nëpunës, më keni thënë që na ka ardhur në majë të hundës, ditën e diel largojeni me votë të keqen. Kjo është energjia e ndryshimit. Ky është rrezatimi i njerëzve që rikthejnë besimin tek Shqipëria, fitorja, vetja! Ky është zëri, këto janë fytyrat e shoqërisë që ngrihet në këmbë pas 8 vitesh të gjata lëngate dhe thotë boll më! Kjo është Shqipëria jonë ditën e diel e rimarrim me votë për të gjithë shqiptarët. Ja si duket, ja si rrezëtin shpresa, ja si rrezëtin besimi, se e nesërmja do i bekojë shqiptarët, do të vijë për të gjithë. Nuk ka dhe nuk mund të ketë gjë më të bukur në botë, sa të votosh për vetën tënde dhe fëmijët e tu.

Ndryshimi nuk bëhet për partitë politike, mirë se vini mijëra socialistë të zhgënjyer, kjo është Shqipëria e të gjithëve ne, ndaj ejani dhe votoni numrin 9. Unë zotohem sot nga ky shesh se qeveria e dalë pas votës së 5 prillit, do të jetë qeveria e të gjithë shqiptarëve dhe unë do të shërbej si kryeministri i të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular