BallinaKryesorePROFIL/Një juriste profesioniste, eksperte e pushtetit lokal kandidate për deputete

PROFIL/Një juriste profesioniste, eksperte e pushtetit lokal kandidate për deputete

spot_img
spot_img

Nga Mina HYSA

Nesër qytetarët shqiptarë do të jenë para kutive të votimit për të vendosur se kush do t’i drejtojë 4 vitet e ardhshme. Dita e nesërme do të jetë më e rëndësishmja prej rënies së komunizmit kur shqiptarët do të vendosin jo thjesht ndryshimin, por do të marrin një vendim për të paktën një dekadë, do të iu duhet të lënë pas tranzicionin. Për ta mundësuar këtë, nevojitet që nesër të votohet nr.9, të votohet PD dhe Lulzim Basha si një politikan me mentalitet dhe vizion perëndimor, të votohet lista e kandidatëve të PD e cila është me personalitete të zgjedhura me profesionistë në fusha të ndryshme.
Njëra prej tyre është një zonjë e nderuar, juriste me profesion me një kontribut konkret ofruar me eksperiencën e saj si në administratën shtetërore ashtu edhe në atë privat. Vjen në këtë garë si ish-deputete për të kërkuar sërish votën e përfaqësimit si ligjvënëse, po në të njëjtën zonë vendlindjen e saj ku asnjëherë nuk ka shkeputur lidhjet. Rrjedh nga një familje me emër që nga koha e mbretit Zog, kandidon sepse i njeh thuajse të gjithë, me ta ka ndarë momentet nga më të mira apo dhe të hidhura të jetës. Të gjithë e njohin vajzën e tyre, e mirëpritën në 2017 sikurse dhe në këto zgjedhje i janë bashkuar për fitoren e PD.  Ka një eksperiencë të mirë juridike e ushtruar në Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Brendshme, por veçanërisht shquhet si eksperte e mirë e pushtetit lokal, me përvojë, kjo e fituar dhe në institucionet ku ka punuar dhe kontribuar.

Quhet Dhurata Çupi, e renditur e treta në listën e PD për deputete e qarkut Dibër. Eshtë një politikane e argumentit, një zonjë e respektuar në të përditshmen e saj, sepse ka një aftësi komunikuese të mirë në raport jo vetëm me zgjedhësin, por dhe me çdokënd që ka të bëjë. Anëtare e PD prej vitit 1991, Dhurata Çupi do t’i ngjiste shkallët e karrierës një nga një paralelisht me kualifikimin e saj profesional për të qenë pjesë e forcës politike në të cilën ka milituar prej themelimit, e aftë për të ofruar ekspertizën juridike. Në aktivitetin e saj politik Dhurata ka qenë dhe mbetet mbrojtëse e interesit publik. E ka bërë këtë si nga foltorja e selisë blu, në media, por dhe me zbritjen në terren krah qytetarëve kur ka qenë e nevojshme. Zonja Çupi ka qenë denoncuese skandalesh, mbrojtëse  e qytetarëve ndaj padrejtësive duke qenë aktive në çështjet sociale si dhe ka një përvojë të mirë administrimi. Edhe politikisht Dhurata do t’i ngjiste natyrshëm shkallët e karrierës. Prej vitit 2009 është anëtare e Këshillit Kombëtar dhe prej vitit 2019 anëtare e Kryesisë. Zonja Çupi ka mbajtur në PD edhe detyrën e Drejtueses së Departamentit për Pushtetin Lokal në PD.
Në zgjedhjet e 25 prillit, Dhurata Çupi kandidon për herë të dytë në qarkun Dibër, në vitin 2017 si kryesuese e listës, e kësaj here pjesë e listës e renditura e treta. Kjo fushatë është shumë më e lehtë për të, është një tjetër mundësi për të mbajtur sërish shënim mirë problematikat me të cilat përballen qytetarët e Matit, të konstatojë në terren mungesën e vëmendjes së qeverisë dhe bashkisë për Matin duke iu premtuar bashkëqytetarëve të saj se kjo situatë do të marr fund pas ditës së nesërme me fitoren e Partisë Demokratike. E ka bërë këtë mësë miri Dhurata, ku së bashku me strukturën e degës së PD Mat mjaft aktive ka lëvizur rrugë më rrugë, rrugicë më rrugicë, hyrje më hyrje në pallate, apo duke lëvizur në fshatra për të përcjellë te qytetarët programin ekonomik të PD, një program shprese, zhvillimi dhe integrimi i cili do të vihet në jetë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në thirrjen e saj të fundit ndaj bashkëqytetarëve të saj matjanë, pro dhe gjithë banorëve të qarkut Dibër zonja Çupi i ka ftuar ata që “t’i japim besim Lulzim Bashës, politikanit perëndimor dhe të përkushtuar për ndryshimin! Të dielën është radha juaj të dashur matjanë dhe shqiptarë! Votoni 9, votoni PD!”. Takimet e Dhuratës kanë qenë entuziaste dhe optimiste për një fitore plebishitare në Mat dhe qarkun Dibër një pritshmëri kjo dhe në shkallë vendi. Qytetarët e qarkut Dibër ku përfshihet dhe Mati janë në ekstrem të varfërisë dhe ku nuk ndihet fare, po fare dora e qeverisë. Ndaj ky apel i Dhurata Çupit për të votuar PD, le të shërbejë si argument për qytetarët e Matit dhe të qarkut Dibër për t’i dhënë fitoren opozitës dhe kandidatëve të saj, që nesër të jenë po ata që t’i vënë në provë duke iu kërkuar llogari për atë çfarë iu janë angazhuar.
Kush është Dhurata Çupi
Ka lindur në vitin 1973 në Mat. Eshtë diplomuar për juridik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës; ku ka kryer dhe Master mbi “Ligjin dhe Administratën Publike” si dhe vijon doktoraturën në Fakultetin e Drejtësisë në UT.  Zonja Çupi ka një përvojë pune ku ka fituar mjaft eksperiencë duke e nisur në vitet 1996-2001 si juriste në bashkinë Tiranë, më pas në vitet 2002-2005 përgjegjëse sektori në AITPP, më pas kryetare në vitet 2005-2011 në AITPP në Ministrinë e Brendshme. Në vitet 2011-2015 do të punonte si drejtore juridike bashkia Tiranë e drejtuar nga Lulzim Basha. Në vitet 2015-2016 konsulence private si dhe drejtoreshë Juridike në Sh.A “M.Tirana”.
Karriera e Dhurata Çupit do të pasurohej me përfaqësimin politik në vitet 2016-2019 si deputete e PD qarku Dibër. Prej vitit 2019 Dhurata Çupi është kontraktuar shpesh si eksperte mbi cështjet e qeverisjes vendore si dhe ka qenë anëtare e GED (Grupi i Ekspertëve mbi Decentralizimit).  Në CV-në e zonjës Çupi nuk mungojnë as të qenit Anëtare i Këshillit Drejtues në Departamentin e Shërbimeve Qeveritare në Këshillin e Ministrave, e Komitetit të Zhvillimit në Ministrinë e Mjedisit. Ndër aktivitetet shoqërore dhe politike mund të përmendim; Kryetare e Aleancës së Grave deputete në Kuvendin e Shqipërisë, anëtare e Komisionit të Ligjeve dhe të Ekonomisë në Parlament, sekretare e Nën/Komisionit për  qeverisjen vendore në Parlament etj.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular