BallinaKryesoreSi në komunizëm/Erion Braçe rrëmon në jetën private të aktivistes që u...

Si në komunizëm/Erion Braçe rrëmon në jetën private të aktivistes që u rrah në Divjakë: Ajo ka kryer martesë fiktive!

Erjon Braçe foli me ironi për ngjarjen e Divjakës ku u rrah aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bito, sepse po filmonte një aktivitet ku socialitët ishin mbledhur bashkë në një lokal. Braçe shkruan me ironi se Biro u bë “hit” i mediave të Berishës dhe Bashës, ndërsa shton se ajo ka “sulmuar” aktivitetin e trajnimit të komisionerëve të Partisë Socialiste, megjithëse nuk kuptohet se si e sulmoi Bito aktivitetin e PS-se duke e filmuar me celular.

Më tej, në një status në Facebook, Braçe thotë se Bito është e martuar me një person që ka identitet të rremë dhe ka kryer martesë fiktive.

“Njeri prej tyre ka identitet te rreme, ka kryer nje martese fiktive ne Tirane per te marre identitet tjeter, nderkohe, rezulton qe jeton pikerisht me shtetasen qe sulmoi sot per te prishur nje aktivitet trajnimi te komisionereve te PARTISE SOCIALISTE!
Eshte egzakt shtetesja qe eshte bere hit ne mediat e SALI BERISHES E LYLEZIM BASHES PER LOKSACION-TERHEJE KYCI!” shkruan Braçe në statusin e tij.

Këto të dhëna të fundit ngjajnë me raportimin e një patronazhisti të PS-së në Divjakë, gjithsesi Erjon Braçe në statusin e tij kërkon hetimin e atij që e konsideron një strukturë kriminale që po organizon PD. Më poshtë statusi i plotë:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular