Në këto momente rezultati zgjedhor ka pësuar një konfigurim të ri pasi PD ka arritur në 60 deputet dhe PS ka zbritur në 73 deputet.
Nga të dhënat e publikuara në KQZ, Dibra e ka kther rezultatin në favor të PD në 3 me 2.
Me këtë ritëm pritet që të kemi përmbysje të madhe edhe në qarqet e tjera
Partia Demokratike ka fituar një mandat në Dibër, duke i ngushtuar shifrat në ran kombëtar me Partinë Socialiste.
Demokratët kanë shkuar në 60 mandate në rang vendi, ndërkohë që rivalët socialistë kanë rënë në 73 mandate.
Sjellim në vëmendje që vetëm pak orë më parë PS kishte një epërsi mme 76 mandate në total, por me kalimin e orëve “blutë” po rekuperojnë në disa qarqe.
Dy qarqet ku ka fituar mandate PD janë Dibra dhe Shkodra.
Sipas opozitës, fillimisht janë hapur kutitë e bastioneve të majta, ndaj rezultati ishte i tillë.