Ndërkohë që po i vjen fundi edhe procesit të numërimit të votave për subjektet politike në të gjithë vendin më poshte ka një analizë për situatën e në Shkodër.
Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata bëri një analizë të mandateve në qytetin e Shkodrës. Nga një përllogaritje sipas formulës së miratuar nga KQZ, kemi 5 mandate PD, 3 PS, 2 Socialdemokratët dhe 1 mandat LSI.
Rezulton se nga numërimi i votave të hedhura në kutitë e votimit janë në total 107,608 vota . Nëse do të benim një përllogaritje sipas formulës së miratuar nga KQZ, kemi 5 mandate PD, 3 PS, 2 Socialdemokratët dhe 1 mandat LSI.
Praktikisht PD ka humbur mandatin e saj të gjashtë për vetëm 2,250 vota. Ndërsa PS me këtë rënie të numrit të votave krahasuar me 2017-ën, janë diku se 9,000 vota më pakë se sa në 2017-ën. PS e ka humbur mandatin e katërt, duke mos arritur të ruajë atë objektiv që donte të mbante 4 mandatet që ka aktualisht si forcë politike. Me këto zgjedhje me rënien e votave dhe rritjen që ka pësuar PD krahasuar më 2017 , rreth 7 mijë vota.
Një rritje tjetër që ka pasur rreth 3 mijë vota ka pësuar dhe PSD. Socialdemokratët kanë bërë që të ketë këtë përmbysje.
Në përllogaritje të formulës së re i bie që socialdemokratët të marrin mandatin e dytë dhe për pasojë PS ta humb mandatin e saj të katërt, duke bërë që në Kuvendin e Shqipërisë deri në këto momente të konfirmohen Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. Por gjithmonë duhet pritur nëse bazuar në përllogaritjet e herësit z.Beqaj të ketë marrë aq numër votash për ta thyer dhe për të zëne vendin e njërit prej tyre. Sipas kalkulimeve herësi duhet thyer diku te 8,500 vota.
8,500 vota duhet të ketë Beqaj për të siguruar mandatin, për të rrëzuar një nga tre emrat e parë të listës, gjithmone brenda garës së brendshme.
PS nuk ka një shans për të marrë mandatin e katërt sepse PD ka humbur manadatin e gjashtë për vetëm 2,250 vota.
Numri i votave të pavlefshme në Shkodër 6,071.
Partia e Topallit ka ndikuar negativisht në mandatin e gjashtë të PD.
Lëvizja për Ndryshim e Topallit ka marre 1389 vota dhe Bindja Demokratike 1,005 vota, që nëse do të kishin qënë bashkë PD, kjo parti do kishte fituar mandatin e gjashtë.