BallinaPolitikeNga Erdogan te Macron, urimet që mori Rama për mandatin e tretë

Nga Erdogan te Macron, urimet që mori Rama për mandatin e tretë

Mesazhe të shumta urimi për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit drejtuar Kryeministrit Rama.

Së fundmi, një mesazh urimi vjen edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron i cili e uron për fitoren. Gjithashtu Kryeministri Rama ka marrë edhe një tjetër mesazhi urimi nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Kujtojmë se liderë të tjerë botërorë kanë uruar kryeministrin Rama për fitoren e tij.
Kështu, Presidenti Turk Erdogan dhe Kryeministri Grek Mitsotakis kanë uruar kryeministrin për këtë rezultat të arritur, që i siguron deri më tani mandatin e 3 qeverisës.
Urime për rezultatin ka marrë edhe nga Ministri i Jashtëm Italian Di Maio dhe lideri i opozitës italiane Salvini.
Po ashtu, edhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev iu është bashkuar urimeve për homologun e tij, Edi Ramën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular