Kreu i Partisë Demokratike, Arif Rexhmati ka akuzuar drejtorin e Policisë Kukës, se po mban në mënyrë të paligjshme në komisariat sekretarin e Aksionit Qytetar prane Deges se PD Kukes, Ermir Matmuja.
Sipas Rexhmatit, sekretari u ndalua padrejtësisht ditën e sotme në orën 13:00, duke shtuar shoqërimi i tij në Polici është bërë vetëm për tekat e drejtorit politik te Drejtorise se Policise Vendore Kukes.
Postimi i plotë i Arif Rexhmatit:
Edi Rama dhe urdherzbatuesit e tij ne kundershtim te hapur me ligjin, po i zgjasin duart jo vetem tek zgjedhjet por edhe tek ata persona qe kontribuan qe votat e kuksianeve te mos tjetersohen!
Sot rreth ores 13.00 u ndalua padrejtesisht Ermir Matmuja Sekretar i Aksionit Qytetar prane Deges se PD Kukes!
Z. Matmuja mbahet i shoqeruar pa asnje shkak vetem per tekat e drejtorit politik te Drejtorise se Policise Vendore Kukes!