Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçar, i cili përmes shantazhit dhe presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet presionit psikologjik i ka marrë rreth 20.000 lekë të reja një 15-vjeçare”, njofton policia.