Me Spalletin pothuajse të larguar, Interi po mendon edhe për drejtuesin e ri të stolit. Kandidat i fuqishëm për të marrë drejtimin e Interit është Antonio Konte. Ndërsa “Special one”, Jose Mourinho pëlqehet shumë për të drejtuar Interin sezonin e ardhshëm, pasi është trajneri i cili ka fituar trofe në kampin zikaltër. Drejtuesit e Interit kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës, edhe pse kjo do të varet shumë nga trajneri i ardhshëm. Nëse Jose Mourinho rikthehet tek Interi atëherë Matota do të fokusohet në Premier League një njohje e mirë e trajnerit portugez, pasi në listën e shënimeve të tij figurojnë emra me peshë sic janë gjermani Mesut Ozi i cili do të marrë në dorë organizmin e lojës së Interit dhe Nemanja Matic, i cili do të shkatërrojë aksionet e kundërshtareve. Pritet të shihet ecuria e skuadrës zikaltër për të parë se kush do të jetë drejtuesi i stolit për sezonin e ardhshëm. Por nuk përjashtohet që të ketë në listën e drejtuesve të Interit edhe top player.