BallinaKronikeGjendet e vdekur një 33 vjeçare, dyshohet se motra ka vrarë motrën...

Gjendet e vdekur një 33 vjeçare, dyshohet se motra ka vrarë motrën në Fushë Kosovë

spot_img
spot_img

Një grua është gjetur e vdekur mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

Borovci ka deklaruar se rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërkaq policia është lajmëruar për një vdekje të dyshimtë.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, ka deklaruar Borovci.

Ai tha se sipas të dhënave fillestare nga vendi i ngjarjes, dyshohet se ka elemente të vdekjes së dhunshme, por rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Borovci.

Ndërkohë burime për median thone se 33 vjeçarja është vrarë nga motra e saj. Këtë sipas medias e kanë konfirmuar banorë afër vendit të ngjarjes.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular