Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të kushtëzojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë në fillimin e javës.
E hënë, 10 maj 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 8/27°C
Zona e ulët 9/30°C
Zona bregdetare 11/28 °C
Kosova, e hënë, dt 10 maj 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24 gradë Celcius.
E martë, 11 maj 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0, 5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.
Temperaturat:
Zona malore 8/28°C
Zona e ulët 9/30°C
Zona bregdetare 11/28 °C/Nga RTSH