BallinaAktualitetBasha nga Kamza: Orët e shtypjes dhe arrogancës po numërohen mbrapsht

Basha nga Kamza: Orët e shtypjes dhe arrogancës po numërohen mbrapsht

spot_img
spot_img

Lulzim Basha nga Kamza duke folur ne takimin me qytetaret e kesaj Bashkia tha se: -“Ta ndalim makthin e organizatës kriminale të Rilindjes. T’ia bëjmë të qartë demokratëve e socialistëve se orët e shtypjes e arrogancës po numërohen mbrapsht se mbrapsht po numërohet ora e Ramës kryeministër dhe e qeverisë së lidhur me krimin.
12 javë s’janë shumë në kalendarin e një kombi, apo në kalendarin politik të një shteti. Por këto 12 javë kanë shndërruar fatin politik të vendit, kanë ndalur përparimin e të keqes në cdo vatër shqiptare dhe kanë ndezur dritën e shpresës.
Jam këtu për tju falenderuar, veçanërisht ju demokratë të Kamzës e Paskuqanit, për kontributin tuaj.

Basha: Rama e ka frikë Europën, sepse aty ska vend për modelin e tij të qeverisjes

Rama e vuri Kamzën në një karantinë për hakmarrje politike. E goditi duke u hequr ndihmën ekonomike 90 % të banorëve, e goditi duke ngritur procese të montuara ndaj kryetarit të Bashkisë, e goditi duke blerë mercenarë, por nuk ia doli. Aparteidi nisi në kamëz, por u shtri në të gjithë Shqipërinë. Demokratë e socialistë kanë të njëjtat halle, ndajnë të njëjtin hidhërim, ndjejnë kolapsin, papunësinë dhe pasigurinë. Kjo se edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në cifligun e tij, ndaj na i ka mbyllur dyert Evropa. Rama flet për Evropën, por e ka frikë Evropën, sepse aty s’ka vend për hajdutërinë, stilin dhe mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular