Një 20-vjeçar me inicialet A. L. është goditur me thikë pas një konflikti në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Njoftimi i plotë
Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.