BallinaKronike"Mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë"/15 vjeçari tregon si Ibrahim...

“Mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë”/15 vjeçari tregon si Ibrahim Lici vrau Endri Mustafën: I tha ‘qofsh i xhenetit’

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. I mituri, fqinj me viktimën,  u arrestua si bashkëpunëtor në vrasje. Ai ka akuzuar drejtpërdrejt Ibrahim Licin si autor duke treguar dhe bisedën e fundit mes tij dhe viktimës.

“Biseduam me Endrin për t’i shitur një qengj. Rreth orës 18:00 i çova qengjin Endrit. Me Endrin kam bërë muhabet hashashi. I thashë Endrit se kisha mbjellë hashash. Hashashin e kisha mbjellë në zonën e livadheve. Më tha ‘do të ndihmoj të çosh kanabisin në shtëpi’. Pas kësaj rreth orës 22:00 u nisëm drejt livadheve. Ibrahim Lici na doli përpara, kishte armë. Lici doli në vendin e quajtur gropa e ekskavatorit. Lici kishte armë në dorë, qëlloi Endri Mustafën. Endri i tha ‘mos me vrit pash Zotin se kam fëmijë’. Ibrahim Lici e qëlloi përsëri madje dhe në fytyrë. Ibrahim Lici i tha Endrit ‘qofsh i xhenetit’ dhe u largua me motor nga vendngjarja”, ka deklaruar minoreni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular