BallinaKronikeVIDEO/Atentati ndaj Roan Brahimit në Greqi, 37-vjeçarja që e shoqëronte u shpëton...

VIDEO/Atentati ndaj Roan Brahimit në Greqi, 37-vjeçarja që e shoqëronte u shpëton plumbave

Roan Brahimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi. Ai shoqërohej nga një vajzë 37-vjeçare, e cila u shpëtoi plumbave. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga Top Channel, e reja merret në pyetje nga policia pas ngjarjes së rëndë.

Kush është Roan Brahimi

Ai akuzohet si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Në vitin 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me dy persona të tjerë shkaktuan terror në një lokal në Zejmen të Lezhës.

Bashkë me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozi, ata u futën të armatosur me kallashnikov duke kërkuar pronarin, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Mbrëmjen e 13 nëntorit të vitit 2021. Ata kërcënuan dhe kryen kontrolle ndaj klientëve, për kartat e tyre të identitetit.

Po ashtu, Roan Brahimi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2018 në Lezhë, ku iu sekuestruan municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes.

Do të jenë hetimet ato që do të zbardhin skedat e vjetra të viktimës dhe me cilën ngjarje ka lidhje atentati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular