BallinaPolitikeCaktohet vendi, ja ku do mbajë Edi Rama takimin me emigrantët në...

Caktohet vendi, ja ku do mbajë Edi Rama takimin me emigrantët në Greqi

Edhe pse në kundërshtimin e fortë të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, i cili e quajti si vizitë të panevojshme, është caktuar vendi ku kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalimin e tij në Greqi në 12 maj.

Mediat greke shkruajnë se stadiumi i Galatsit tashmë është “bllokuar” për fjalimin e Edi Ramës.

Leja është dhënë nga shoqëria shtetërore e pasurive të paluajtshme dhe kontrata e qirasë është mbyllur nga personi privat që administron një pjesë të objekteve olimpike.

Kujtojmë që edhe opozita greke ka shprehur kundërshti për këtë vizitë. Kreu i SYRYZAS Stefanos Kasselaqis, e quajti provokim vizitën e Ramës, pasi sipas tij po e mban takimin ditën që shënon me 1 vjetorin e arrestimit të Fredi Belerit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular