Pas ekzekutimit të 38 vjeçarit në Vlorës dhe plagosjes së një shtetasi tjetër në Bashkinë e Dimalit, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thekson se siguria publike është në degradim të plotë.
Ai thotë se situata është jashtë kontrollit, duke shtuar se bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!
Reagimi i plotë:
Orët e fundit vrasje në Vlorë, plagosje në Dimal….
Rendi dhe siguria publike në degradim të plotë, thuajse çdo ditë media nxin në kronikën e zezë me vrasje, plagosje, drogë, dhunë, përdhunime, gjithçka jashtë kontrollit. Njësoj nxin qeveria në dështimin për të siguruar rend, siguri dhe qetësi qytetarëve.
Qeveria duhet urgjentisht të kryejë detyrën!
Bashkëpunëtorët e presionit e dhunës të fushatës elektorale po bëjnë kërdinë!