Një 50-vjeçar nga Cërriku ka ndërruar jetë nga Covid-19. Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se personi dyshohet ka qenë i infektuar me mutacionin indian.
Mësohet se 50 vjeçari kishte mbërritur në Shqipëri nga Athina aty ku kishte kryer edhe transitin për të mbërritur në aeroportin e ndërkombëtar te Rinasit.
Sipas burimeve zyrtare pranë drejtorisë se shëndetit publik ka dyshime te forta se 50-vjecari ka qene i prekur nga mutacioni indian pasi simptomat e covid kane qene te ngjashme me variantin e ri indian.
Burime për “Panorama.al” thanë se mostra është dërguar jashtë Shqipërisë per te konfirmuar nëse mutacioni indian ka mbërritur apo jo ne vendin tone.