Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PS, kreu i kësaj force politike, Edi Rama u shpreh se forca politike që drejton ka përfunduar zyrtarizimin e kandidatëve të 61 bashkive në vend. Edhe pse opozita sot ka paralajmëruar mbajtjen e protestës, përmes së cilës kërkon largimin e tij, Rama u shpreh i vendosur se nuk do të ketë asnjë ndryshim të planeve të tij e se së shpejti do të nisë fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
“Sic e dini sot kemi pasur mbledhjen e Kryesisë së PS për të miratuar kandidaturat për 61 bashkitë si edhe për të diskutuar për formësimin e listave për këshillat e bashkive. Nesër të deleguarit sipas qarqeve do jenë në qarkun përkatës për të shpallur kandidaturat në prani të kandidatëve dhe grupeve drejtuese dhe më pas do nisim fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Kemi vendosur për të gjitha bashkitë, janë disa detaje të fundit, s’ka asnjë problem të deleguarit kanë mandatin.” u shpreh Rama