Personi i aksidentuar në këto pamje është Edison Kumria një 33 vjeçar nga Durresi. Mbrëmjen e se dielës pranë banesës se tij, ai u përplas nga një makine tip benz. Drejtuesi i makinës ishte një oficer i nje patrulle polici, ne Komisariatin e Durrësit.
Oficeri ka rezultuar në gjendje të dehur edhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë Kumrinë me dy këmbët tërësish te gjymtuara. Ky i fundit u dërgua me pas në Spitalin e Traumës ku rrezikon që t’i këputen te dyja këmbet.
33 vjecari Kumria vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sipas informacioneve nga Spitali i Traumës, ndodhet ende në reanimacion.
Ndërsa oficeri i policisë u arrestua dhe do përballet me drejtësinë ne Gjykatën e Durrësit, per veprat penale, shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor, drejtimi i makinës ne gjendje te dehur dhe largimi nga vendi i aksidentit./Top Channel