BallinaAktualitetRama për Aeroportin e Kukësit: Nga 15 korriku hapet për Stambollin dhe...

Rama për Aeroportin e Kukësit: Nga 15 korriku hapet për Stambollin dhe Zyrihun (Çmimet)

Kryeministri Edi Rama të premten është ndalur sërish tek aeroporti i Kukësit, duke iu përgjigjur skeptikëve se asgjë nuk bëhet për fushatë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama thekson se nga 15 korriku do te nisin nga puna disa linja, ndersa ka nxjerrë dhe çmimet e biletave për linjat Kukës- Zyrih dhe anasjelltas, si dhe për në Stamboll.

“…unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit”, citohet nga mesazhi i kryeministrit.

MESAZHI I RAMËS
🔴 Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum me Air Albanian në portën e hapur të qiellit të Kukësit😍

Po nuk mbaron me kaq, lajme të tjera nga ky front së shpejti✌️
*** 1€ + taksat domethënë:
Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular