Ish-deputeti demokrat Klevis balliu, nga ambientet e jashtme të drejtorisë së Policisë së Tiranës u shpreh se dhuna e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD-së, Sahit Dollapi është dhunë politike.
Balliu: Janë me dhjetëra të arrestuar, por më e rëndë është ai i dhunës së ushtruar ndaj qytetarëve, e urdhëruar nga kryeministri. Është ushtruar dhunë politike ndaj Sahit Dollapit, i cili në cdo protestë ka qenë në vijë të parë për të mbrojtur efektive e Policisë. Për dhunën e shtruar ndaj Dollapit do të mbahet përgjegjësi nga Arben Bare deri tek Edvin Kristaq Rama.
Ky kryeministër i ka ditët e numëruara, këta efektivë bëjnë mirë që mos ti përgjigjen më këtij njeriu. Sot në Shqipëri po kthehet mentaliteti i një policie si e Enver Hoxhës. Policia fabrikon prova kundër qytetarëve për ti mbajtur ata të arrestuar. Kjo luftë që ka nisur mes popullit dhe qeverisë së dorgës do të përfundojë me fitoren e qytetarëve.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu tha se kryeministri Edi Rama iu ka shpallë luftë qytetarëve shqiptarë. Ai hodhi akuza të forta, ndërsa tha se protesta e ditës së nesërme do të jetë një “luftë” përballë qeverisë, e cila sipas tij po dhunon në mënyrë barbare qytetarët e vet.