Lideri demokrat Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve që nesër në orën 18-30 të mblidhen së bashku për rrëzimin e rregjimit dhe juntës së Edi Ramës.
Basha evidentoi faktin se si policia dhunoi dje edhe të rinjtë e ardhur nga BE. “I helmuan me gaz sepse ishin në krahun tone”.
Lideri demokrat theksoi se “Pseudo intelektualët nuk kanë vend në protestën tonë. Ata le të rrinë të hanë në oturakët e Edi Ramës.”
Pjesë nga fjala e Bashës
Dhunuan dje edhe të rinjtë e ardhur nga BE. I helmuan me gaz sepse ishin në krahun tonë. Për këtë përgjigjia nuk do të mungojë. Junta i ka orët e numëruara. Populli shqiptar nuk ndalet. Cdo ditë beteja do të vazhdojë e fuqishme, në cdo rrugë, cdo natë. Ju bëj thirrje të gjithve ti bashkoheni protestës.
Pseudo intelektualët nuk kanë vend në protestën tonë. Ata le të rrinë të hanë në oturakët e Edi Ramës. Kjo është një betejë jo vetëm sasiore, por edhe cilësore. Ne jemi mazhoranca e vlerave.
Nesër në 18:30 të gjithë sëbashku këtu në këtë shesh për të mposhtur këtë juntë.