Futbollisti i Francës, Kingsley Coman është larguar nga grumbullimi me përfaqësuesen për të qenë i pranishëm në lindjen e fëmijës së tij.
Federata franceze e Futbollit nuk nguroi t’i japë leje futbollistit për këtë moment të rëndësishëm në familjen e tij.
Vendimi u autorizua edhe nga trajneri Didier Deschamps.Sulmuesi nuk u përdor në sfidën ndaj Gjermanisë, ndërsa Franca do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Hungarisë ditën e shtunë.