Mesditën e sotme, një autobus urban plot me pasagjerë ka dalë nga rruga duke përfunduar në trotuar. Ngjarja ndodhi në zonën e nëntë-katësheve në Tiranë.
Një person raportohet se ka mbetur i plagosur.
Shkak i aksidentit mësohet se është mosfunksionimi i sistemit të frenimit.