Sipas vendimi të marrë në mbledhjen e Kryesisë degëve në të gjitha qarqet iu kërkohet një raport analitik, ku të evidentohen faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikuan në rezultatin zgjedhor.
Te faktorët e brendshëm përfshihen personat influent që kanë kontribuar, vlera e shtuar e koalicionit dhe gjendja e strukturës së partisë.
Te faktorët e jashtëm përfshihen (fenomene negative të përdorura nga kundërshtari politik, që shkaktuan masakrën elektorale), personat influent që kanë punuar kundër PD.
Udhëzimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazment Bardhi mban datën e djeshme.
Udhëzimi
Në mbështetje të nenit 55 të Statutit të Partisë Demokratike, si dhe pkës 4 të vendimit nr.96 Prot., datë 18.06.2021 të Kryesisë së Partisë “Mbi metodologjinë e analizës në nivel qarku, dege, grupseksioni dhe seksioni për masakrën zgjedhore të 25 prill 2021”,
Udhëzoj:
- Formati Tip për hartimin e Raportit përmbledhës analitik, që ka si karakter orientues dhe që përmban të dhënat minimale që duhet të raportohen, është sipas Aneksit bashkëlidhur këtij udhëzimi.
- Ngarkohet Sekretari Organizativ për ngarkimin dhe dërgimin e këtij udhëzimi së bashku me Formatin Tip të Raportit, të gjithë Drejtuesve Politik të Qarqeve/ Rajoneve, si dhe të gjitha Degëve të Partisë.