Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas konferencës së ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi i cili u shpreh se policia nuk ka përgjegjësi për ngjarjet e rënda të ndodhura ditët e fundit, të cilat i klasifikoi “të zakonshme”.
Përmes një reagimi në Facebook, Salianji shkruan se qytetarët janë në ankth për jetën,pronën dhe familjen.
Sipas Salianjit, policia ka rënë në prangat e krimit dhe Shqipëria ka nevojë për ndryshi
“Asgjë e sigurt! Qytetarët në ankth për jetën,pronën, familjen! Policia në prangat e krimit dhe e terrorizuar nga banditët patronazhistë me pushtet politik. Kriminelet të pushtetshem dhe të lirë, tallen e qeshin me institucionet dhe vendin! Qeveria vetëm dërdëllis për të shmangur përgjegjësitë! Shqipëria ka nevojë për çlirimin nga krimi, për ndëshkimin dhe jo promovimin e kriminelëve, për mbajtjen e përgjegjësisë, Shqipëria ka nevojë për ndryshim!”, shkruan Salianji./