Një tjetër oficer i forcave policore bie në prangat e prokurorëve të SPAK.
Elefterios Sullaj, oficer i Komisariatit të Policisë nr.2 u arrestua pasi u kap në një automjet bashkë me dy persona të tjerë.
Gjatë kontrollit në makinë u gjet dhe u sekuestrua një qese plastike transparente, në brendësi të së cilës kishte një material pluhuri ngjyrë të bardhë, e dyshuar lëndë narkotike kokainë.
Në makinë me policin ishin edhe Mikel Zhegu dhe Eris Taga. Ky i fundit është person me masë sigurimi personal ‘arrest në shtëpi’.
SPAK regjistroi procedimin penal për rastin e policit pas një hetimi disamujor.
Sullaj u arrestua në kushtet e flagrancës. Nuk bëhet ende e ditur sasia e lëndës narkotike që i është gjetur punonjësit të policisë dhe dy miqve të tij.