Një grup studiuesish të Universitetit të Tel Avivit në Izrael pretendojnë se kanë zbuluar një kurë të fuqishme që personalizon luftën ndaj sëmundjeve të ndryshme përmes përdorimit të sistemit të njohjes të mundësuar nga ARN, apo Acidi Ribonukleik.
Sipas shkencëtarëve izraelitë, kura që është testuar me sukses përgatit të ashtuquajturat “antitrupa predha” që godasin vetëm qelizat e sëmura pa dëmtuar qelizat e shëndosha, pra pa efekte anësore.
Ata thonë se kjo metodë mund të përdoret për të kuruar kancerin, sidomos leuçeminë, sëmundjet inflamatore dhe ato virale, përfshirë këtu edhe koronavirusin.
“Sot, ne e përmbytim trupin tonë me antitrupa që, megjithëse janë përzgjedhës sërish dëmtojnë të gjitha qelizat me një receptor specifik, pavarësisht nga forma e tyre aktuale”, deklaroi për revistën “Nature”, profesor Dan Peer, udhëheqës i këtij studimi.
“Tani kemi nxjerrë qeliza të shëndetshme nga ekuacioni që mund të na ndihmojë, domethënë qelizat të paaktivizuara dhe përmes një injeksioni të thjeshtë në qarkullimin e gjakut mund të heshtim, aktivizojmë, ose redaktojmë një gjen të veçantë ekskluzivisht në qelizat që janë të infektuara në atë moment të caktuar”, thotë ai.
Për ta bërë më të thjeshtë, Peer e krahason me terma luftarakë.
“Nëse deri më tani bombardonim zonat e infektuara me murtaja kuturru, që kanë efekt anësor të madh, përmes kësaj teknologjie lëshojmë predha të telekomanduara direkt e në objektiv”, shpjegon ai.
Ekipi i Peer ka punuar për përdorimin e ARN në trajtimin e kancerit dhe sëmundjeve të tjera për dekada. Ata tashmë kishin identifikuar se si të bëjnë dallimin midis qelizave të sëmura dhe atyre të shëndetshme.
“Në çdo zarf qelizor në trup, domethënë në membranën qelizore, ka receptorë që zgjedhin se cilat substanca hyjnë në qelizë”, tha Peer. “Nëse duam të injektojmë një ilaç, duhet ta përshtatim atë me receptorët specifik në qelizat e synuara, përndryshe ai do të qarkullojë me gjakun dhe nuk do të bëjë asgjë. Por disa nga këta receptorë janë dinamikë – ata ndryshojnë formën në membranë sipas sinjaleve të jashtme ose të brendshme ”.
Sipas studimeve, në rastet e leuçemisë 15 për qind e qelizave janë vërtet të infektuara, ndërsa pjesa tjetër janë të shëndetshme. Shpesh kurat ekzistuese që përdoren dëmtojnë edhe këto qeliza.