Detaje të reja zbardhen nga aksidenti në Durrës dje, në zonën e Currilave, ku u përplasën 5 makina.
Bëhet me dije që makina që ka shkaktuar aksidentin drejtohej nga një maturant që po kthehej nga festa. Pas festës së bashku me disa miq, ishte nisur për në plazh.
Dyshohet se të rinjtë kishin konsumuar alkool. Fatmirësisht nga aksidenti nuk kishte të lënduar, por vetëm dëme material.