Temperaturat e larta, deri në 39 gradë kanë prekur sërish Shqipërinë, ndërsa moti nxehtë pritet të vijojë.
Sherbimi Meterologjik Ushtaraka njofton se për dy ditët në vijim vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Në këtë mënyrë për ditën e nesërme (e premte) moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në relievet e larta malore dhe lokalisht në kohë afatshkurtër do të jenë edhe në formën e shtrëngatave.
Edhe per ditën e Shtunë moti do të jetë kryesisht i kthjellët por nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë vranësira kalimtare (përjashtuar vijën bregdetare). Në relievet malore në lindje parashikohen reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve dhe lokalisht shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Sa i përket temperaturave ato për ditën e nesërme do të vijojnë të mbeten të larta ndërsa për ditën e Shtunë parashikohet një rënie e tyre kryesisht në vlerat e mesditës./Gazeta SHQIP