Operacion antikorrupsion nga SPAK, ku u arrestuan 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe një është lënë në “arrest shtëpie”.
Operacioni kishet lidhje me tenderin e uniformave të policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë, ku mes të arrestuarve është edhe ish-drejtoresha e prokurimeve publike në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari. Gazetarja e kronikës Anila Hoxha në një status shkruan se Naqellari duhet të ishte në një trajnim këtë të enjte.
Postimi i Anila Hoxhës:
“Drejtoresha duhet të ishte tek ky trajnimi ne datën 16 korrik 2021, por u dorehoq dhe pastaj u arrestua për skandalin e uniformave,” shkruan Anila Hoxha.
E ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në TopNews, gazetarja tha se Naqellari u largua, unë kam të dhëna që kishte planifikuar të ishte në një takim si drejtoreshë në këtë të premte. Kjo do të thotë se diçka ka rrjedhur, e informacioni, dhe nuk duhej të ishte si drejtoreshë, ku këtë të premte në takim, e do të përfaqësonte drejtorinë e prokurimeve publike.