Përmbytjet në Gjermania kanë shkaktuar dhimbje të madhe për shumë familje, ndërsa deri tani, sipas autoriteteve, janë regjistruar mbi 80 viktima e 1300 persona rezultojnë të zhdukur.
Por makthi është kthyer në gëzim për një baba shqiptar, i cili ka mundur të bashkohet me dy vajzat e tij.
Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të përqafojë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat autoritetet i kishin shpëtuar me helikopter
Hyseni tha për BILD: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë. Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”.
I dëshpëruar, ai priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi pasi vajzat e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.